Faton Fazliu paralajmëron bum punësimesh në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë
Faton Fazliu, Drejtor i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë në një intervistë për Lideri.mk midis tjerash theksoi se njëri prej problemeve kryesore në drejtorinë me të cilën udhëheq është mungesa e kuadrit profesional e cila edhe pamundëson rrjedhën normale të aktiviteteve të Institucionit. Sipas Fazliut, viti 2025 do të jetë produktiv, pasi që pritet […] The post Faton Fazliu paralajmëron bum punësimesh në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë appeared first on InfoShqip.com.
Faton Fazliu, Drejtor i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë në një intervistë për Lideri.mk midis tjerash theksoi se njëri prej problemeve kryesore në drejtorinë me të cilën udhëheq është mungesa e kuadrit profesional e cila edhe pamundëson rrjedhën normale të aktiviteteve të Institucionit.
Sipas Fazliut, viti 2025 do të jetë produktiv, pasi që pritet rregullimi i sistematizimit të ri si dhe shtimi i vendeve të reja të punës.
“Kur erdha si drejtor në Drejtorinë e Udhëheqjes së Librave Amë e gjeta një situatë stabile, mirë të organizuar. Mirëpo me deficite në aspekt të kuadrit apo të resurseve njerëzore. Gjë e cila e pengon funksionimin normal të institucionit. Andaj në këtë drejtim, shpresoj që në vitin e ardhshëm të 2025 të mundemi që këto anomali ose lëshime që kanë ndodhur viteve paraprake të mund ti rregullojmë. Besoj që do të jetë sfidë shumë e madhe për ne që ta rregullojmë sistematizimin për vitin 2025, të mundemi ta rrisim kapacitetin e resurseve njerëzore në këtë institucion. Sepse kjo do të jetë edhe njëra prej arsyeve se shërbimi ndaj qytetarëve të jetë më efikas edhe më profesional“, deklaroi midis tjerash Fazliu.
The post Faton Fazliu paralajmëron bum punësimesh në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë appeared first on InfoShqip.com.