Jankullovska “e kënaqur” nga vendimi i sotëm: Lufta për drejtësi vazhdon
Ish ministrja e Punëve të Brendshme në Qeverinë e Nikolla Gruevskit, Gordana Jankullovska është deklaruar pas vendimit të sotëm të Gjykatës për rastin gjyqësor që lidhet me përgjimin ilegal në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21. Jankullovska tha se është e kënaqur nga vendimi i sotëm, por megjithatë shton se lufta për drejtësi vazhdon dhe shpreson […]
Ish ministrja e Punëve të Brendshme në Qeverinë e Nikolla Gruevskit, Gordana Jankullovska është deklaruar pas vendimit të sotëm të Gjykatës për rastin gjyqësor që lidhet me përgjimin ilegal në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.
Jankullovska tha se është e kënaqur nga vendimi i sotëm, por megjithatë shton se lufta për drejtësi vazhdon dhe shpreson se “argumentet e saja, të cilat nuk u vërtetuan në procedurën penale, do të vërtetohen në procedurën civile”.
“Ka kaluar thuajse një dekadë, kurse sikur të kalojnë tri jetë për dikë që përjeton plakje të thellë. Vetëm familja dhe relativisht një rreth i vogël i njerëzve të afërm dhe miqve e dinë se si janë dukur këto vite.
Jam e kënaqur nga vendimi i sotëm i Gjykatës i cili i ka vërtetuar argumentet tona. Pavarësisht se në procedurën penale nuk është vërtetuar fajtori për përgjimin masiv, që mua si një nga viktimat më të mëdha të këtij akti monstruoz dhe familjes nga rrënja na i ka ndryshuar jetët dhe na ka shkaktuar dëme të pariparueshme, lufta për drejtësi vazhdon dhe shpresoj se nëse jo në procedurë penale, atëherë në procedurë civile do të vërtetohet se kush e ka kryer përgjimin”, shkroi Jankullovska.