Faturat e larta të energjisë elektrike, Bislimovski: Faj qëndron te EVN

Kryetari i Komisionit Rregullativ për Energji, Marko Bislimovski, në emisionin “Studio 10” të mëngjesit të sotëm në TV24 tha se çmimi nuk është arsyeja pse një numër i madh i The post Faturat e larta të energjisë elektrike, Bislimovski: Faj qëndron te EVN appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 21, 2025 - 04:00
 0  6
Faturat e larta të energjisë elektrike, Bislimovski: Faj qëndron te EVN

Kryetari i Komisionit Rregullativ për Energji, Marko Bislimovski, në emisionin “Studio 10” të mëngjesit të sotëm në TV24 tha se çmimi nuk është arsyeja pse një numër i madh i qytetarëve kanë marrë fatura jashtëzakonisht të larta të energjisë elektrike, por se matësit kanë treguar konsum më të madh, gjegjësisht leximi është në pyetje.

Ai shtoi se teknikisht është e pamundur që EVN t’i kontrollojë të gjithë njehsorët, për këtë arsye është parashikuar konsumi. Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë-së deklaroi se qytetarët që ankohen kanë të drejtë dhe deri tani ankesave të tyre I është përgjigjur pozitivishtë komisoni rregullator dhe EVN tani është e detyruar ti korigjoj faturat e tyre.

“Ajo që ka bërë furnizuesi universal është se padyshim ka një parashikim të konsumit, ka gabime dhe qytetarët me të drejtë janë të pakënaqur. Këtë vit kemi 99 ankesa, ose më mirë ankesa për faturat e energjisë elektrike. Këto janë situata kur EVN-ja fillimisht u ka thënë qytetarëve se faturat e tyre janë në rregull, kështu që ata janë drejtuar tek ne. Tani kemi filluar të marrim vendime për 10 ditë kemi më shumë se 10 vendime dhe shumica janë pozitive për qytetarët dhe EVN Home është udhëzuar që t’i korrigjojë” – tha Bislimovski.

Të mllefosur dhe shumë të dëshpëruar qytetarët e vendit shprehin revoltën për faturat e larta të energjisë elektrike të cilat u kanë arritur muajve të fundit. Ata të pakënaqur thonë se paguajnë fatura shumë të larta në krahasim me të ardhurat mujore. Gishtin mbi këtë çështje ata ia drejtojnë qeverisë për të cilën thonë se duhet të mendojnë për popullin e varfër që kanë e jo vetëm për xhepat e tyre. Ata madje thonë se ka fatura që janë afër 50.000 denarë, më shumë se 2 paga minimale dhe për të cilat një familje disa anëtarëshe mund të ngelet edhe pa kafshatën e gojës.

QYTETAR

Të larta janë, sa në qiell janë, me pensione nuk mundemi ti paguajmë, rrymën, ujin. Mbeturinat, çka do të jetë gjysma e rrogës, nu kia dilet. Mjerë populli, duhet të zgjohemi nuk shkon kështu shumë krizë e madhe ka ardhë. Kush të jetë në qeveri duhet të mendojë për popullin jo vetëm për vete. Varfëri e madhe ka ardhë. Kur ishte përpara shteti i përparshëm Jugosllavia quheshte, kishte rroga edhe paguajshim rrymë edhe krejtë edhe na ngelte diçka, tash asgjë nuk na mbet”.

QYTETAR

Janë shumë të larta, duhet tu bëhen korogjime në mënyrën e pagesës. Janë shumë restriktiv, kur nuk paguan menjëherë ka kamata dhe ta ndalin energjinë elektrike pastaj kyqja në të sërisht kushton. Këtë muaj shumë pak kam qenë në shtëpi dhe 4000 denarë kam kaluar. Pensionet tona nuk mjaftojnë për ti paguar këto fatura”.

QYTETAR

Shumë janë faturat e larta, vitet e kaluara nëse kemi paguar 6,7 mijë tani paguajmë 11 mijë denarë, është shumë e vështirë tia dalësh. Ne jemi 3 anëtarë në shtëpi dhe i punojmë nga dy puna. Kjo ngjan se shteti po vepron kundër popullit, ka pemsioner që me 15.000 denarë nuk mund tia dal për ilae dhe ushqime e ti vijë fatura 4000 denarë është shumë për të”.

QYTETARE

Faturat janë jo të larta po të çuditshme në çmime, nuk mund të mbrij ti paguajë. Populli mundet të protestojë por ne çfarë populli I pa organizuar jemi vështirë që mund ta bëjmë këtë dhe na ngelet ja kështu të komentojmë dhe ti paguajmë faturat”.

Të pyetur lidhur me faturat e larta nga EVN thonë se për çmimin e energjisë elektrike vendos Komisioni Rregullator për Engjetikë dhe se shuma e faturës varet nga konsumi mujor i familejve. Ata theksojnë se në muajin dhjetor 2024 dhe janar 2025 kanë pranuar 2283 fatura për korrigjim.

EVN

“Për çmimin e energjisë elektrike vendos Komisioni Rregullator për Energjetikë. Shuma e faturës për çdo muaj dhe çdo konsumator në veçanti, varet nga konsumi që realizohet gjatë muajit. EVN Home, në nivel të territorit të shtetit, ka pranuar 1385 kërkesa për korrigjim të faturës në muajin janar 2025 dhe 898 kërkesa në muajin dhjetor 2024. Vitin e kaluar në periudhën e njejtë (janar 2024) kompanija ka pranuar 1857 kërkesa për korrigjim të faturës dhe 923 kërkesa në muajin dhjetor 2023. Mesatarisht, në 01/2025 dhe 12/2024 ka rreth 18% më pak kërkesa për korrigjim të faturës në krahasim me 01/2024 dhe 12/2023”.

Ndërkaq nga komisioni rregullator për energjetikë për TV SHENJA thanë se të gjitha amvisëritë që kanë marrë fatura të energjisë elektrike dhe konsumi i tyre u është faturuar për herë të parë në bllokun e 4 , EVN Home është e detyruar të korrigjojë faturat e energjisë elektrike dhe të bëjë shpërndarjen e duhur sipas blloqeve dhe sipas historikut të konsumit mesatar të familjeve në 3 periudhat e fundit të faturimit. Flaka Media

The post Faturat e larta të energjisë elektrike, Bislimovski: Faj qëndron te EVN appeared first on Flaka, në çdo lajm... .