Faturat e larta të energjisë elektrike, qytetarët ankohen dhe ankesat e tyre pranohen!

Kryetari i Komisionit Rregullativ për Energji, Marko Bislimovski, në emisionin “Studio 10” të mëngjesit të sotëm në TV24 tha se çmimi nuk është arsyeja pse një numër i madh i The post Faturat e larta të energjisë elektrike, qytetarët ankohen dhe ankesat e tyre pranohen! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 21, 2025 - 04:00
 0  9
Faturat e larta të energjisë elektrike, qytetarët ankohen dhe ankesat e tyre pranohen!

Kryetari i Komisionit Rregullativ për Energji, Marko Bislimovski, në emisionin “Studio 10” të mëngjesit të sotëm në TV24 tha se çmimi nuk është arsyeja pse një numër i madh i qytetarëve kanë marrë fatura jashtëzakonisht të larta të energjisë elektrike, por se matësit kanë treguar konsum më të madh, gjegjësisht leximi është në pyetje.

Ai shtoi se teknikisht është e pamundur që EVN t’i kontrollojë të gjithë njehsorët, për këtë arsye është parashikuar konsumi. Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë-së deklaroi se qytetarët që ankohen kanë të drejtë dhe deri tani ankesave të tyre u është përgjigjur pozitivishtë komisoni rregullator dhe EVN tani është e detyruar ti korigjoj faturat e tyre.

“Ajo që ka bërë furnizuesi universal është se padyshim ka një parashikim të konsumit, ka gabime dhe qytetarët me të drejtë janë të pakënaqur. Këtë vit kemi 99 ankesa, ose më mirë ankesa për faturat e energjisë elektrike. Këto janë situata kur EVN-ja fillimisht u ka thënë qytetarëve se faturat e tyre janë në rregull, kështu që ata janë drejtuar tek ne. Tani kemi filluar të marrim vendime për 10 ditë kemi më shumë se 10 vendime dhe shumica janë pozitive për qytetarët dhe EVN Home është udhëzuar që t’i korrigjojë” – tha Bislimovski.

Të mllefosur dhe shumë të dëshpëruar qytetarët e vendit shprehin revoltën për faturat e larta të energjisë elektrike të cilat u kanë arritur muajve të fundit. Ata të pakënaqur thonë se paguajnë fatura shumë të larta në krahasim me të ardhurat mujore.

Gishtin mbi këtë çështje ata ia drejtojnë qeverisë për të cilën thonë se duhet të mendojnë për popullin e varfër që kanë e jo vetëm për xhepat e tyre. Ata madje thonë se ka fatura që janë afër 50.000 denarë, më shumë se 2 paga minimale dhe për të cilat një familje disa anëtarëshe mund të ngelet edhe pa kafshatën e gojës.

The post Faturat e larta të energjisë elektrike, qytetarët ankohen dhe ankesat e tyre pranohen! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .