Fenomeni i TikTok-ut, Khaby Lame po përgatitet për debutimin e tij në Hollywood

Fenomeni i TikTok-ut, Khaby Lame po përgatitet për debutimin e tij në Hollywood, duke qenë se tashmë Los Angeles është bërë shtëpia e re e tij. Ai do të jetë pjesë e një filmi komedi-aksion, të quajtur “00Khaby”, për të cilin ai thotë se do të xhirohet në Brazil, Indi dhe Shtetet e Bashkuara. Lame […]

shtator 21, 2024 - 16:00
 0  4
Fenomeni i TikTok-ut, Khaby Lame po përgatitet për debutimin e tij në Hollywood

Fenomeni i TikTok-ut, Khaby Lame po përgatitet për debutimin e tij në Hollywood, duke qenë se tashmë Los Angeles është bërë shtëpia e re e tij.

Ai do të jetë pjesë e një filmi komedi-aksion, të quajtur “00Khaby”, për të cilin ai thotë se do të xhirohet në Brazil, Indi dhe Shtetet e Bashkuara.

Lame do të luajë rolin e një shpërndarësi ushqimi, i rekrutuar si spiun nga shërbimi sekret amerikan.

Foto: Khaby Lame / AFP

“Tani po i përkushtohem kinemasë. Shpresoj që kjo të jetë puna ime për gjithë jetën. Është diçka që e kam ëndërruar që kur kam qenë fëmijë”, tha Lame i gjithë buzëqeshur në një intervistë për AFP.

“Gjithashtu gjithmonë kam ëndërruar të fitojë një Oscar, ndoshta më shumë se një”.

Influenceri 24-vjeçar italian me prejardhje nga Senegali, mban vendin e parë në TikTok me 162.8 milionë ndjekës.

Ai u bë i famshëm me videot e tij të shkurtra duke u tallur me videot ‘life-hack’ të ndërlikuara.