Festë e lot, detajet që s’u panë nga kanagjeqi i Engjit

Në mesin e muzikës, ngjyrave tradicionale dhe emocioneve që nuk fshihen dot as pas grimit më të sofistikuar, Engjëllusha Salihu, vajza e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli, përjetoi një nga netët më të veçanta të jetës së saj – kanagjeqin. “Natën e çikave”, një traditë që bart më shumë se këngë e valle, por edhe […]

Korrik 13, 2025 - 16:00
 0  0
Festë e lot, detajet që s’u panë nga kanagjeqi i Engjit

Në mesin e muzikës, ngjyrave tradicionale dhe emocioneve që nuk fshihen dot as pas grimit më të sofistikuar, Engjëllusha Salihu, vajza e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli, përjetoi një nga netët më të veçanta të jetës së saj – kanagjeqin.

“Natën e çikave”, një traditë që bart më shumë se këngë e valle, por edhe amanete e mall, Engjëllusha e përjetoi mes të afërmve, miqve dhe shumë fytyrave publike që u bënë pjesë e këtij kapitulli të ri në jetën e saj.

Këngët e nënës së saj dhe përqafimet e grave të familjes i dhanë kësaj nate një tjetër dimension, një përzierje mes dhimbjes së largimit dhe gëzimit për fillime të reja.