Rrëfim që prek zemrat, Geti zbulon betejën me kancerin

Reperi i njohur Getoar Selimi ka ndarë një rrëfim prekës në ‘Canapé’ , duke zbuluar për herë të parë se është përballur me një sëmundje të rëndë. “Kom pasë kancer,” tha ai, duke shtuar se ka qenë një periudhë e errët dhe sfiduese në jetën e tij personale dhe profesionale. Geti tregoi se për një […]

Korrik 13, 2025 - 16:00
 0  0
Rrëfim që prek zemrat, Geti zbulon betejën me kancerin

Reperi i njohur Getoar Selimi ka ndarë një rrëfim prekës në ‘Canapé’ , duke zbuluar për herë të parë se është përballur me një sëmundje të rëndë.

“Kom pasë kancer,” tha ai, duke shtuar se ka qenë një periudhë e errët dhe sfiduese në jetën e tij personale dhe profesionale.

Geti tregoi se për një kohë të gjatë e ka mbajtur të fshehtë gjendjen e tij shëndetësore, duke mos dashur të ngarkojë publikun apo të kërkojë mëshirë.

Pavarësisht vështirësive, ai e ka tejkaluar sëmundjen me forcë, përkushtim dhe mbështetjen e familjes.