Fetai: Afrim Gashi është shembull i politikanit me integritet moral dhe etikë profesionale

“Afrim Gashi është shembull i politikanit me integritet moral dhe etikë profesionale”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, zv.kryeministri Arben Fetai pas një takimi me kryeparlamentarin Gashi. . “Sot isha në takim te Kryetari i Kuvendit për të bashkëbiseduar për agjendën tonë ligjvënëse në luftën kundër korrupsionit dhe bashkërendimin ndërinstitucional për të avancuar […]

shtator 5, 2024 - 23:00
 0  7
Fetai: Afrim Gashi është shembull i politikanit me integritet moral dhe etikë profesionale

“Afrim Gashi është shembull i politikanit me integritet moral dhe etikë profesionale”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, zv.kryeministri Arben Fetai pas një takimi me kryeparlamentarin Gashi.
.
“Sot isha në takim te Kryetari i Kuvendit për të bashkëbiseduar për agjendën tonë ligjvënëse në luftën kundër korrupsionit dhe bashkërendimin ndërinstitucional për të avancuar qeverisjen e mirë.
Me Kryetarin Gashi, u pajtuam për koordinim javor ekzekutiv-legjislativ në kuadër të koalicionit VLEN dhe veprim të përbashkët për të përmirësuar procesin ligjvënës për sa i përket debatit parlamentar, procesit konsultativ dhe transparencës”, ka shkruar Fetai.