Fetai ia kujton BDI-së, “Monstrën”, “Alfën”, “Sopotin”, vrasjen e Almir Aliut…
Zv.kryeministri për politika dhe qeverisje të mirë, Arben Fetai, e ka akuzuar BDI-në, për sjellje vasale në të gjitha qeveritë në të cilat ka marrë pjesë, shkruan gazeta LAJM. Ai i ka kujtuar partisë së Ahmetit, disa nga rastet e montuara kundër shqiptarëve që kanë ndodhur gjatë qeverisjes së BDI-së. “Unë mendoj se më së […]
Zv.kryeministri për politika dhe qeverisje të mirë, Arben Fetai, e ka akuzuar BDI-në, për sjellje vasale në të gjitha qeveritë në të cilat ka marrë pjesë, shkruan gazeta LAJM.
Ai i ka kujtuar partisë së Ahmetit, disa nga rastet e montuara kundër shqiptarëve që kanë ndodhur gjatë qeverisjes së BDI-së.
“Unë mendoj se më së paku i shkon BDI-së që të kritikojë dikë për mungesë të fuqisë vasalitet kur e dimë se sa kanë qenë vazal thuajse në të gjithë gjitha qeveritë ku kanë marrë pjesë. Kujtojmë se BDI-ja në qeverisjen e tyre ka prodhuar dhjetëra raste të montuara politike. Mos t’i përmendi të gjitha me radhë, janë Sopoti, Monstra, Alfa, ishte rasti i Almirit të vogël i cili u vra në Kumanovë, nga një bandit, kriminel i afërt me LSDM-në e cila u kalua në heshtje nga BDI-ja. Pra, BDI-ja më së paku mund t’i mbajë leksione dikujt për vasalitet. BDI-ja duhet të përgjigjet për krimet e tyre korruptive dhe për mosveprimin e tyre në raste të caktuara, si rasti Alfa ku e dimë se njeriu i akuzuar pa pikë faji vdiq në burg, ndërsa i bashkakuzuari tjetër vazhdon të mbetet në burg, kur të gjithë e dimë në bazë të ekspertizës ndërkombëtare që ata dy janë të pafajshëm”./Gazeta LAJM