MPB: Të dyshuarit për vrasjen tek “Mavrovasja” ishin arratisur nga burgu
Dy të dyshuarit për vrasjen tek Q.T “Mavrovasja” në Shkup janë persona të dënuar me burg të cilët janë arratisur nga burgu. Ministria e Punëve të Brendshme informacionin e ka konfirmuar për portalin “360 shkallë”. I dyshuari i parë për vrasjen e Vasil E., 30vjeçari E.K, të cilit, Gjykata Penale i ka caktuar paraburgim prej […]
Dy të dyshuarit për vrasjen tek Q.T “Mavrovasja” në Shkup janë persona të dënuar me burg të cilët janë arratisur nga burgu.
Ministria e Punëve të Brendshme informacionin e ka konfirmuar për portalin “360 shkallë”.
I dyshuari i parë për vrasjen e Vasil E., 30vjeçari E.K, të cilit, Gjykata Penale i ka caktuar paraburgim prej 30 ditëve, ka qenë i burgosur në burgun e Idrizovës. Ai prej atje është arratisur më 15 prill të këtij viti. Në kohën e arratisjes së tij drejtor i burgut ka qenë Zoran Jovanoski, i cili ende është në këtë pozitë.
I dyshuari i dytë, personi A.K., i cili dje vet u dorëzua në polici, siç informojnë nga MPB, ka qëndruar në burgun e Shutkës, ndërsa prej atje është arratisur pikërisht një muaj më parë, pra më 22 korrik.
Arratisja e A.K ka ndodhur në periudhën kur në burgun e Shutkës, ende ka qenë drejtor Filip Andonov Sokol.
Ushtruesi i detyrës drejtor, Boban Utkovski, është emëruar në këtë funksion dy ditë pas arratisjes së A.K.
Që të dy të arratisurit kërkohen me flet arrest e lëshuar nga MPB në ditën e arratisjes së tyre.
Dita e arratisjes së A.K nga Shutka, 22 korrik, përputhet me datën kur drejtori për Zbatimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov, deklaroi se pas një kontrolle të jashtëzakonshme në këtë burg kanë munguar 11 të burgosur nga 180 në listë. /SHENJA/