Fetai: Ministria e Ekologjisë i mbetet LD-së, Bekim Sali do të jetë zv.kryeministër i parë

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Fetai, në një deklaratë për media bëri të ditur se në kuadër të koalicionit VLEN, pas largimit të Izet Mexhitit si zëvendëskryeministër i Parë, në vend të tij do të vijë Bekim Sali. Zgjidhja e këtillë, sipas Fetai, “është arritur në dakordim” të […]

Nëntor 11, 2025 - 12:30
 0
Fetai: Ministria e Ekologjisë i mbetet LD-së, Bekim Sali do të jetë zv.kryeministër i parë

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Fetai, në një deklaratë për media bëri të ditur se në kuadër të koalicionit VLEN, pas largimit të Izet Mexhitit si zëvendëskryeministër i Parë, në vend të tij do të vijë Bekim Sali. Zgjidhja e këtillë, sipas Fetai, “është arritur në dakordim” të koalicionit VLEN, shkruan Gazeta Lajm.

“Në këtë drejtim kemi një dakordim në kuadër të koalicionin VLEN, që pas largimit të Izet Mexhitit, i cili tani është kryetar i komunës së Çairit, duhet të vijë zëvendësues për pozitën e zv/kryeministrit të parë dhe propozimi i koalicionit VLEN, është që të jetë Bekim Sali”.

Ai tha se Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike (LD) përveç si zëvendëskryeministër i Parë, ka pasur edhe rolin si Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, prandaj brenda kësaj jave do të bëhet i ditur edhe një emër për Ministër të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

“Në çështjen tjetër natyrisht siç e dini Lëvizja Demokratike kishte edhe Ministrin e Mjedisit, pra Izet Mexhiti kishte dy role, zëvendëskryeministër i Parë edhe ministër i Mjedisit, pra ishte ministër me resor. Tani Izet Mexhiti dhe Lëvizja Demokratike do propozojë edhe një emër ministër të Mjedisit, prandaj besoj brenda kësaj jave, nesër më së largu, do të ulemi me kryeministrin si mandatar, do t’i shtrojmë këto çështje të gjejmë zgjidhje, në bazë të asaj që ai është dakorduar, si pjesë e kualicionit”, theksoi zëvendëskryeministri Arben Fetai.