Fetai takoi ambasadorin e Shqipërisë, Denion Meidani

Zv.kryeministri Arben Fetai, ka takuar ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani. “Takim vëllazëror dhe përmbajtësor me Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani. Konstatuam se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë thjesht vende fqinje, por shtete mike, strategjikisht të pazëvendësueshme për njëratjetrën, që i përkasin […]

gusht 1, 2024 - 16:30
 0  5
Fetai takoi ambasadorin e Shqipërisë, Denion Meidani

Zv.kryeministri Arben Fetai, ka takuar ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani.

“Takim vëllazëror dhe përmbajtësor me Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani.

Konstatuam se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë thjesht vende fqinje, por shtete mike, strategjikisht të pazëvendësueshme për njëratjetrën, që i përkasin Evropës dhe kultivojnë marrëdhënie të bazuara në parimet dhe vlerat më të mira evropiane.

U dakorduam për bashkëpunim edhe më të ngushtë në shumë fusha që na bashkojnë, si në arsim, kulturë, përfshirë edhe në kultivimin e pakicës maqedonase që jeton në Shqipëri, ashtu edhe për një sërë veprash në infrastrukturë, veçanërisht korridori 8 dhe linja e interkonjeksionit 400 kV.

Me Ambasadorin Meidani, u pajtuam poashtu të shfrytëzojmë mundësitë e shumta për të avancuar më tutje bashkëpunimin rajonal në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt BE-së”, ka shkruar Fetai.