Szijarto: Do dërgojmë dy helikopterë dhe tre mjete të terrenit për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në RMV

Sot, Hungaria do të sigurojë tre automjete zjarrfikëse në terren për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve. Ministri hungarez i Punëve të Jashtme Peter Szijarto e ka ndarë këtë informacion në profilin e tij në Facebook. Vendimi vjen pas bisedës së djeshme telefonike me kolegun e tij, Timço Mucunski. Përveç kësaj, Hungaria do të dërgojë […]

gusht 1, 2024 - 16:30
 0  4
Szijarto: Do dërgojmë dy helikopterë dhe tre mjete të terrenit për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në RMV

Sot, Hungaria do të sigurojë tre automjete zjarrfikëse në terren për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme Peter Szijarto e ka ndarë këtë informacion në profilin e tij në Facebook.

Vendimi vjen pas bisedës së djeshme telefonike me kolegun e tij, Timço Mucunski.

Përveç kësaj, Hungaria do të dërgojë edhe dy helikopterë të Forcave Ajrore Hungareze që do të përfshihen drejtpërdrejt në shuarjen e zjarreve të mëdha pyjore që përfshiu Maqedoninë e Veriut.

Ministri i MPJ-së, Timço Mucunski, dje njoftoi se në bisedën me Szijarto ka shprehur mirënjohje të madhe për solidaritetin dhe ka theksuar, siç ka paralajmëruar, rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në momente të tilla kritike.