Filipçe: Tregimi për destabilizim me siguri është marrëveshje në mes VMRO-së dhe BDI-së
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në një intervistë për të përjavshmen “Fokus” ka folur për çështjet aktuale nga fusha e zhvillimeve politike në vend. Në intervistë, Filipçe vlerëson se në aspektin politik, VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së u përshtaten narrativat e konfliktit dhe destabilizimit ndëretnik. Kryetari i LSDM-së beson se strategjia e ngritjes së tensionit ndëretnik, të […]
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në një intervistë për të përjavshmen “Fokus” ka folur për çështjet aktuale nga fusha e zhvillimeve politike në vend.
Në intervistë, Filipçe vlerëson se në aspektin politik, VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së u përshtaten narrativat e konfliktit dhe destabilizimit ndëretnik. Kryetari i LSDM-së beson se strategjia e ngritjes së tensionit ndëretnik, të cilën sipas tij, VMRO-DPMNE dhe BDI e kanë zbatuar para zgjedhjeve, tani po rikthehet në lojë.
“Nëse marrim parasysh se BDI-ja i dha mbështetje VMRO-DPMNE-së për Ligjin për riorganizimin e ministrive, pa të cilin nuk do të mund të formohej Qeveria, atëherë nuk do të habitesha nëse e tëra është një strategji e dakorduar mes dy partive. Edhe nëse nuk është dakorduar, është në interes të të dyja palëve”, thotë Filipçe në intervistë.
Sipas Filipçes, skenarë të tillë të VMRO-DPMNE-së, do të ndikojnë negativisht në zhvillimin e ekonomisë dhe do të krijojnë frikë dhe konfuzion tek qytetarët.
“Fatkeqësisht, skenarë të tillë sjellin vetëm ngecje në zhvillimin e shtetit, ekonomisë, shumë konfuzion dhe frikë tek qytetarët. Nuk kemi parë asgjë të mirë nga çështjet e pafundme ndëretnike, përveç tensioneve të ngritura dhe regresionit të shtetit. Por është mirë që për dallim nga mandati i mëparshëm i VMRO-DPMNE-së, tash qytetarët dhe opinioni profesional i njohin shumë herët të njëjtat taktika dhe kështu efekti i tyre është i dobët”, thotë Filipçe.