Mexhiti në takim me ambasadoren e Suedisë, Ami Larsson

Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti sot ka zhvilluar një takim me diplomaten suedeze, Ami Larsson Jain. “Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me ambasadoren e Suedisë znj. Ami Larsson Jain. Ishte një takim i rëndësishëm në të cilin u diskutuan çështje të përbashkëta në fushën e mbrojtjes së ambientit dhe planifikimit hapësinor. Diskutuam mundësitë […]

gusht 16, 2024 - 17:00
 0  5
Mexhiti në takim me ambasadoren e Suedisë, Ami Larsson

Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti sot ka zhvilluar një takim me diplomaten suedeze, Ami Larsson Jain.

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me ambasadoren e Suedisë znj. Ami Larsson Jain. Ishte një takim i rëndësishëm në të cilin u diskutuan çështje të përbashkëta në fushën e mbrojtjes së ambientit dhe planifikimit hapësinor.

Diskutuam mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet nesh në lidhje me çështjet mjedisore, duke përfshirë përpjekjet për zvogëlimin e ndotjes së ajrit, menaxhimin e mbetjeve, dhe zhvillimin e qëndrueshëm urban. Ambasadorja shprehu gatishmërinë e Suedisë për të ofruar mbështetje teknike dhe financiare për projekte që kontribuojnë në përmirësimin e kushteve mjedisore në vendin tonë.

Ky takim konfirmoi përkushtimin tonë të përbashkët për të punuar drejt një mjedisi të pastër dhe të qëndrueshëm për qytetarët e vendit tonë, dhe presim me padurim të avancojmë këto përpjekje përmes projekteve konkrete dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm.”, ka shkruar Mexhiti. (INA)