Fillon fushata “vozit i pushuar”, të bëhen pauza çdo 2 orë, të respektohet shpejtësia

Ka filluar fushata “Vozit i pushuar”, në kuadër të së cilës ministri i punëve të brendshme, Pançe Toshkovski, së bashku me kryetarin e Këshillit republikan për siguri në komunikacion, vizituan pikën kufitare Bogorodicë. Pikërisht në këtë periudhë të vitit, në Korridorin 10, përkatësisht në autostradën drejt Greqisë, ka frekuencë të shtuar të automjeteve si dhe, […]

qershor 30, 2025 - 20:00
 0  3
Fillon fushata “vozit i pushuar”, të bëhen pauza çdo 2 orë, të respektohet shpejtësia

Ka filluar fushata “Vozit i pushuar”, në kuadër të së cilës ministri i punëve të brendshme, Pançe Toshkovski, së bashku me kryetarin e Këshillit republikan për siguri në komunikacion, vizituan pikën kufitare Bogorodicë. Pikërisht në këtë periudhë të vitit, në Korridorin 10, përkatësisht në autostradën drejt Greqisë, ka frekuencë të shtuar të automjeteve si dhe, sipas statistikave, rritje të numrit të aksidenteve me pasoja fatale. Për këtë arsye, në kuadër të fushatës, Toshkovski dhe Angelovski u bënë apel shoferëve.

“Të bëjnë pushime më shpesh, pra pas çdo dy orë vozitje të bëjnë pauzë prej të paktën 15 minutave, të shmangin vozitjen gjatë natës, gjatë temperaturave të larta ditore të bëjnë pauza, të konsumojnë më shumë lëngje, fëmijët deri në 5 vjeç të jenë në ulëse për fëmijë, të mos përdorin telefonin celular, të respektojnë shpejtësinë e lëvizjes, me qëllim që të arrijnë të sigurt në destinacionin e dëshiruar”, tha Goran Angellovski – kryetar i Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacion.

“Të respektojnë rregullat e komunikacionit, veçanërisht rregullat që kanë të bëjnë me shpejtësinë në autostrada, por edhe të gjitha rregullat tjera të komunikacionit. Qëllimi është të kemi më pak aksidente trafiku dhe si rrjedhojë, më pak jetë të humbura”, u shpreh Pançe Toshkovski – ministër i Punëve të Brendshme.