Flakët përfshijnë banesat, momenti kur zjarrfikësit bllokohen mes zjarrit në Shëngjin

Flakët kanë dalë nga kontrolli duke përfshirë edhe banesat në Shëngjin. Ndërsa bëhet thirrje për evakuim, zjarrfikësit edhe policia ndodhen në terren për të ndihmuar banorët të largohen. Situata u përkeqësua ditën e sotme nga erërat e forta, të cilat përhapën zjarrin afër banesave. Deri më tani raportohet për një banesë, një “beach bar” dhe […]

Korrik 31, 2024 - 05:30
 0  7
Flakët përfshijnë banesat, momenti kur zjarrfikësit bllokohen mes zjarrit në Shëngjin

Flakët kanë dalë nga kontrolli duke përfshirë edhe banesat në Shëngjin.

Ndërsa bëhet thirrje për evakuim, zjarrfikësit edhe policia ndodhen në terren për të ndihmuar banorët të largohen.

Situata u përkeqësua ditën e sotme nga erërat e forta, të cilat përhapën zjarrin afër banesave. Deri më tani raportohet për një banesë, një “beach bar” dhe disa çadra e shezllone të djegura, shkruan TopChannel.

Turistët dhe banorët kanë braktisur bregdetin dhe kanë lënë gjithçka pas për t’u shpëtuar flakëve.

Ministria e Mbrojtjes tashmë ka dërguar dy avionë dhe një helikopter për shuarjen e zjarrit, pasi situata doli jashtë kontrollit.

Policia u ka bërë thirrje banorëve të lagjes së portit që të largohen, pasi rrezikon shpërthimi i cisternave të gazit që ndodhen aty.