Forumi i Kryetarëve të Gjelbër nis punimet në Shqipëri, Fushë Kosova përfiton panele solare për 6 shkolla
Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka marrë pjesë në Forumin e Kryetarëve të Gjelbër, i cili nisi sot punimet në Shqipëri. Në këtë forum morën pjesë kryetarë komunash, përfaqësues të njësive vendore, drejtorë shkollash, mësues dhe nxënës, duke shënuar hapin e parë drejt krijimit të Aleancës së Kryetarëve të Gjelbër. Kjo platformë


Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka marrë pjesë në Forumin e Kryetarëve të Gjelbër, i cili nisi sot punimet në Shqipëri.
Në këtë forum morën pjesë kryetarë komunash, përfaqësues të njësive vendore, drejtorë shkollash, mësues dhe nxënës, duke shënuar hapin e parë drejt krijimit të Aleancës së Kryetarëve të Gjelbër.
Kjo platformë synon:
Lidhjen e lidershipit lokal,
Përafrimin e ambicieve vendore me strategjitë kombëtare,
Sigurimin e burimeve dhe fuqizimin e komunave gjatë procesit të tranzicionit të gjelbër.
Osmani tha se Komuna e Fushë Kosovës tashmë ka përfituar panele solare për gjashtë shkolla, të cilat janë instaluar, ndërsa me marrëveshjen e sotme bëhet pjesë e një nisme më të gjerë për përfitime afatgjata në kuadër të agjendës së gjelbër.
Sipas tij, Aleanca e Kryetarëve të Gjelbër do të shërbejë si trampolinë për bashkëpunim më të fortë, duke garantuar një rol aktiv dhe të qëndrueshëm të komunave në këtë rrugëtim.
