Tahiri premton gjelbërim, ndriçim dhe modernizim të infrastrukturës në Mitrovicë

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri, ka zhvilluar një takim me qytetarët e lagjes Iliridë, ku ka prezantuar zotimet e tij për përmirësimin e kushteve të jetesës. Tahiri tha se qytetarët meritojnë një mjedis më të pastër, më të ndriçuar dhe me infrastrukturë moderne që u shërben të gjitha moshave

shtator 22, 2025 - 16:01
 0
Tahiri premton gjelbërim, ndriçim dhe modernizim të infrastrukturës në Mitrovicë
Tahiri premton gjelbërim, ndriçim dhe modernizim të infrastrukturës në Mitrovicë

Tahiri premton gjelbërim, ndriçim dhe modernizim të infrastrukturës në Mitrovicë

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri, ka zhvilluar një takim me qytetarët e lagjes Iliridë, ku ka prezantuar zotimet e tij për përmirësimin e kushteve të jetesës.

Tahiri tha se qytetarët meritojnë një mjedis më të pastër, më të ndriçuar dhe me infrastrukturë moderne që u shërben të gjitha moshave dhe familjeve.

Ai u zotua për më shumë gjelbërim, ndriçim publik dhe investime në infrastrukturë, ndërsa veçoi Liqenin e qytetit, i cili sipas tij do të trajtohet me përkujdesje për ta shndërruar në një hapësirë atraktive për banorët dhe për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.