Fronti Europian prezanton nismën “Roja për gjuhën”! Ademi: Ditë e natë do të qëndrojmë para Gjykatës Kushtetuese, deri në seancën mbi Ligjin për Gjuhët
Fronti Europian prezantoi nismën “Rojtari i gjuhës”. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në konferencë për shtyp para Gjykatës Kushtetuese, bashkë me turmë të qytetarëve, njoftoi se deri më 11 dhjetor kur Kushtetuesja pritet të vendosë mbi Ligjin për Gjuhët, pjesëtarë të Frontit Europian por edhe qytetarë, do të qëndrojnë ditë e natë para Gjykatës, përcjell […]
Fronti Europian prezantoi nismën “Rojtari i gjuhës”. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në konferencë për shtyp para Gjykatës Kushtetuese, bashkë me turmë të qytetarëve, njoftoi se deri më 11 dhjetor kur Kushtetuesja pritet të vendosë mbi Ligjin për Gjuhët, pjesëtarë të Frontit Europian por edhe qytetarë, do të qëndrojnë ditë e natë para Gjykatës, përcjell TV21.
“Prej këtij momenti fillojmë të bëjmë rojën për gjuhën, përtej agjendës partiake”, tha Ademi duke shtuar se u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësisë etnike apo fetare, të bëhen pjesë e nismës./tv21.tv