Mbi 700 produkte do të jenë pjesë e masës “Shporta e Vitit të Ri”
Mbi 700 produkte duhet të shiten me ulje prej së paku 10% dhe do të shënohen me etiketa me logon “më pak harxhime, më shumë për ty”, kështu njoftuan nga Qeveria. Si bazë e uljes së çmimit do të jetë cmimi më i ulët i prodhimeve në periudhën nga 15 nëntori deri në fillim të […]
Mbi 700 produkte duhet të shiten me ulje prej së paku 10% dhe do të shënohen me etiketa me logon “më pak harxhime, më shumë për ty”, kështu njoftuan nga Qeveria.
Si bazë e uljes së çmimit do të jetë cmimi më i ulët i prodhimeve në periudhën nga 15 nëntori deri në fillim të aksionit.
Do të ketë dënime për tregtarët që nuk e respektojnë marrëveshjen me Qeverinë.
Inspektorati paralajmëron dënime nëse evidentohen malverzime eventuale.
Në “Shportën e Vitit të Ri” do të gjenden produkte bazike të ushqimit sikurse, buka, drithërat, prodhime të bukës, mishi, peshku, qumështi dhe prodhimet e qumështit, pije alkoolike dhe joalkollike e të ngjashme.