Fryma e Arbën Xhaferit si busull: ASH Dibër kërkon pajtim dhe fillim të ri

Dibër, 10 maj 2025 – Dega e Aleancës për Shqiptarët në Dibër, bashkë me anëtarin e kryesisë Bekim Pocesta, ka dalë me një deklaratë publike ku u bën thirrje të The post Fryma e Arbën Xhaferit si busull: ASH Dibër kërkon pajtim dhe fillim të ri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 10, 2025 - 20:00
 0  3
Fryma e Arbën Xhaferit si busull: ASH Dibër kërkon pajtim dhe fillim të ri

Dibër, 10 maj 2025 – Dega e Aleancës për Shqiptarët në Dibër, bashkë me anëtarin e kryesisë Bekim Pocesta, ka dalë me një deklaratë publike ku u bën thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe strukturave të partisë që të reflektojnë dhe të punojnë për ribashkimin e forcave, pavarësisht përkatësisë aktuale fraksionare, shkruan Flaka

Në kumtesë rikujtohet ndarja e dhimbshme që ndodhi një vit më parë, duke theksuar se ajo ka lënë plagë të thella emocionale, sidomos te anëtarësia e thjeshtë. “Ide të ndryshme, rrugë të ndryshme, ndjenja të tepruara, fjalë të thëna e të pa thëna, na çuan drejt një ndarjeje që shumica prej nesh e përjetuan me dhimbje dhe dëshpërim”, thuhet në deklaratë.

Sipas Degës së Dibrës, asnjëra nga palët nuk ka arritur ta përmbushë potencialin që Aleanca kishte si forcë e bashkuar. Thirrja është e qartë: për falje, pjekuri politike dhe unifikim përballë sfidave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Aleanca për Shqiptarët duhet të shihet si një shtëpi e përbashkët dhe jo si vend i interesave personale. Është koha për të falur dhe për të filluar nga e para”, theksohet në kumtesë, duke vënë në pah rëndësinë e kthimit te vlerat dhe fryma e Arbën Xhaferit si busull politike.

Deklarata mbyllet me një thirrje drejtuar dy kryetarëve aktualë të fraksioneve që të tejkalojnë veten dhe të veprojnë në interesin e përbashkët të shqiptarëve, përtej çdo dallimi apo egoje personale.

“Bashkimi është mision historik! Aleanca është më shumë se një parti – ajo është një ideal që, i bashkuar, do të jetë më i fuqishëm se kurrë,” përmbyllet kumtesa. Flaka Media

The post Fryma e Arbën Xhaferit si busull: ASH Dibër kërkon pajtim dhe fillim të ri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .