Ekzekutimi në Shtip: 21-vjeçari nga Turqia bleu armën për 1.100 euro në Shkup
Shtip, 10 maj 2025 – Hetimet për ekzekutimin publik në Sheshin Qendror të Shtipit kanë zbuluar se 21-vjeçari turk, K.K., kishte ardhur në Maqedoninë e Veriut enkas për të kryer The post Ekzekutimi në Shtip: 21-vjeçari nga Turqia bleu armën për 1.100 euro në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Shtip, 10 maj 2025 – Hetimet për ekzekutimin publik në Sheshin Qendror të Shtipit kanë zbuluar se 21-vjeçari turk, K.K., kishte ardhur në Maqedoninë e Veriut enkas për të kryer një akt gjakmarrjeje. Burime nga hetimet konfirmojnë se ai kishte hyrë në vend rreth dhjetë ditë para vrasjes, me fluturim direkt nga Adana në Shkup, transmeton Flaka
Pasi mbërriti, K.K. qëndroi në Shkup ku me ndihmën e disa miqve lokalë siguroi një armë zjarri – një pistoletë kalibri 9 mm për një shumë prej 1.100 eurosh. Të dhënat mbi armën (numri serik dhe modeli) ishin fshirë qëllimisht, duke vështirësuar gjurmimin e saj.
Sipas autoriteteve, K.K. është një person me precedentë të mëparshëm penal në Turqi – i dënuar për plagosje me armë zjarri – por nën rrethana të dyshimta ai kishte vuajtur vetëm 4 muaj nga një dënim prej 6 vitesh.
Pas disa ditësh përgatitje dhe ndihmë nga rrjeti i tij në Shkup, ai udhëtoi drejt Shtipit për të kryer aktin makabër që ka tronditur opinionin publik.
Hetimet po vijojnë për të identifikuar bashkëpunëtorët e tij, si dhe për të zbardhur plotësisht motivet dhe lidhjet me viktimën. Flaka Media
The post Ekzekutimi në Shtip: 21-vjeçari nga Turqia bleu armën për 1.100 euro në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .