FSK përfundon me sukses ushtrimi fushor “Steel Wolf”, ngritën kapacitet fizike e taktike
Regjimenti i Dytë (R2K) i Komandës së Forcave Tokësore, ka realizuar Ushtrimin fushor “Steel Wolf” ku në kuadër të ushtrimit janë validuar dy kompani të regjimentit. Validimi i Kompanive është një proces që synon të siguroj që njësit ushtarake janë të përgatitura të afta dhe të pajisura për të përmbushur detyrat e tyre operacionale. Kështu […]
Regjimenti i Dytë (R2K) i Komandës së Forcave Tokësore, ka realizuar Ushtrimin fushor “Steel Wolf” ku në kuadër të ushtrimit janë validuar dy kompani të regjimentit.
Validimi i Kompanive është një proces që synon të siguroj që njësit ushtarake janë të përgatitura të afta dhe të pajisura për të përmbushur detyrat e tyre operacionale.
Kështu ka bërë të ditur Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një postimi në Facebook.
Ky mision përfshin një seri veprimesh dhe procedurash që vlerësojnë dhe certifikojnë gatishmërinë dhe aftësinë e njësisë ushtarake për të kryer operacionet me mision të caktuar në mënyrë që të jetë e përgatitur për fazat e ardhshme të trajnimit dhe validimit të Regjimentit në tërësi.
UF “Steel Wolf” kishte për objektivë ngritjen e kapaciteteve dhe performancës taktike dhe fizike në nivel të Kompanive, testimin e kapaciteteve të kompanive dhe validimin e tyre për të përmbushur qëllimin përfundimtar validimin e regjimentit dhe ngritjen e kapaciteteve luftarake për mbrojtjen e territorit.