Funksionarët shtetëror të RMV-së do të marrin pjesë në inaugurimin e Trump, reagoi Aleanca e Selës: Antikorrupsioni të hetojë transparencën

Kryeministri, Hristijan Mickoski, i cili do të shoqërohet nga ministri i Politikës së Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, zëvendëskryeministri dhe ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor Izet Mexhiti dhe zëvendësministrja e Çështjeve Evropiane Viktoria Trajkov, do të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, Donald Trump në Uashington, transmeton Portalb.mk.  […]

Jan 19, 2025 - 02:00
 0  3
Funksionarët shtetëror të RMV-së do të marrin pjesë në inaugurimin e Trump, reagoi Aleanca e Selës: Antikorrupsioni të hetojë transparencën
Flamuri i SHBA-ve dhe RMV-së. Foto:3dmitry në Canva

Kryeministri, Hristijan Mickoski, i cili do të shoqërohet nga ministri i Politikës së Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, zëvendëskryeministri dhe ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor Izet Mexhiti dhe zëvendësministrja e Çështjeve Evropiane Viktoria Trajkov, do të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, Donald Trump në Uashington, transmeton Portalb.mk. 

Siç informojnë nga Qeveria, delegacioni i kryesuar nga kryeministri Mickoski, do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e titulluar “Zërat e Lirisë” që do të mbahet pas inaugurimit të organizuar nga kompanitë “Trump Media” dhe “Rumble”. 

Pritet që gjatë qëndrimit kryeministri Mickoski të ketë më shumë takime bilaterale, kontakte dhe takime me më shumë persona nga administrata e re e presidentit amerikan. 

Gjithashtu, Mickoski do të ketë takim edhe me biznesmenë me origjinë maqedonase, ku do të bisedohet për bashkëpunimin ekonomik dhe investimet e mundshme vendore. 

Nga koalicioni VLEN njoftuan se në inagurim janë ftuar edhe liderët e këtij koalicioni. 

“Pjesëmarrja e liderëve të VLEN-it në këtë ngjarje madhore është dëshmi e lidhjeve të forta që liderët e VLEN-it si përfaqësues të shqiptarëve në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, kanë ndërtuar me administratën e re amerikane”, thanë nga VLEN. 

Për këtë kanë reaguar nga Aleanca për Shqiptarët (krahu i Ziadin Selës), ata i kanë bërë thirrje Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit që të hetojë transparencën e udhëtimeve për inaugurimin. 

“Në veçanti, kërkojmë përgjigje për këto çështje: Kush ka paguar biletat për të marrë pjesë në këtë ngjarje? Kush i mbulon shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit në SHBA? A janë përdorur fonde publike për këto shpenzime dhe në çfarë baze janë justifikuar ato? 

Kjo garë mes përfaqësuesve të qeverisë dhe institucioneve për të udhëtuar në SHBA dhe për të dëshmuar një “imazh perëndimor”, ndërkohë që Maqedonia mbetet e bllokuar në proceset integruese, është një hipokrizi e papranueshme”, thanë nga Aleanca për Shqiptarët. 

Inaugurimi i Donald Trump si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara pritet të bëhet të hënën më 20 janar 2025. Për shkak të temperaturave të ulëta, inagurimi do të mbahet brenda Kapitolit. Ky do të jetë mandati i dytë i Trump si president.