MPB e ka arrestuar Rade Trajkovskin – Shtekli
Pjesëtarë të policisë së Maqedonisë së Veriut kanë arrestuar pasditen e sotme (e shtunë, 18 janar), Rade Trajkovskin – Shtekli. Lajmin e kanë konfirmuar për Portalb.mk edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. “Personi për të cilin pyetni është privuar nga liria gjatë një aksioni policor me urdhër të Prokurorisë themelore publike për ndjekje të […]
Pjesëtarë të policisë së Maqedonisë së Veriut kanë arrestuar pasditen e sotme (e shtunë, 18 janar), Rade Trajkovskin – Shtekli. Lajmin e kanë konfirmuar për Portalb.mk edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Personi për të cilin pyetni është privuar nga liria gjatë një aksioni policor me urdhër të Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, kanë thënë nga MPB.
Shtekli dyshohet për trafikim me drogë, përkatësisht se udhëheq një grup prej mbi dhjetëra anëtarësësh të cilët merrem me shitjen e lëndëve narkotike.
Por, ai u bë u njohur në opinionin, pasi brenda një periudhe të shkurtër ishte shënjestër e disa atenteve, ndaj tij. Incidenti i fundit ndodhi më 14 nëntor, kur u hodh mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së tij në lagjen Qeramidnica, pas çka ai mori lëndime dhe u dërgua në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për dhënien e ndihmës.
Incidenti i dytë ndaj po të njëjtit person ndodhi në tetor të vitit të 2023 në QT “East Gate”, e që ishte i dyti brenda dy muajsh.
Më 25 gusht 2023, po ashtu në garazhet e East Gate Mall, pati të shtëna ndaj tij nga Shkupi, por nuk kishin arritur ta plagosin. Më pas personat e maskuar që kishin qëlluar nga një automjet tip “Audi” me targa të huaja ishin larguar nga vendi i ngjarjes dhe automjeti u gjet në flakë në afërsi të liqenit të Treskës në drejtim të Gërçecit.
Incidentet janë seri e vrasjeve dhe zënkave midis bandave kriminale në Shkup.