Futja e Atilla Kardesh në Big Brother Kosova’ i kushtoi me gjobë 30 mijë euro Klan Kosovës

Me 30 mijë Euro i ka gjobitur KPM-ja televizionin “Klan Kosova” dhe kanalet “Big Brother VIP Kosova” për “promovimin e dhunës psikologjike ndaj një viktime të dhunës”, ka njoftuar juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari. Rasti ka të bëjë me futjen e Atilla Kardesh si banorë në reality-show’in “Big Brother VIP”, brenda shtëpisë […]

dhjetor 16, 2024 - 19:00
 0  8
Futja e Atilla Kardesh në Big Brother Kosova’ i kushtoi me gjobë 30 mijë euro Klan Kosovës

Me 30 mijë Euro i ka gjobitur KPM-ja televizionin “Klan Kosova” dhe kanalet “Big Brother VIP Kosova” për “promovimin e dhunës psikologjike ndaj një viktime të dhunës”, ka njoftuar juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari.

Rasti ka të bëjë me futjen e Atilla Kardesh si banorë në reality-show’in “Big Brother VIP”, brenda shtëpisë së të cilit po qëndronte si lojtare edhe ish-gruaja e tij Drenusha Latifi, e cila e kishte denoncuar të parin publikisht për dhunë fizike gjatë kohës sa ishin të martuar.

“Ky është një vendim historik i KPM-së, bazuar në tetë ankesa, që tregon se në Kosovë nuk kalon promovimi i dhunës ndaj grave, denigrimi i komuniteteve dhe dëmtimi i fëmijëve përmes përmbajtjes televizive”, shkroi Kusari në Facebook.

Kardesh u largua nga shtëpia disa orë pasi u prezantua si banorë i ri, shkaku i reagimeve të shumta në opinion. Madje, pati edhe protesta simbolike tek Klan Kosova, nga aktivistët e shoqërisë civile.

Njoftimi i plotë i Kusarit:

E fituam rastin kundër Big Brother dhe Klan Kosova! ????

30,000 euro gjobë për Klan Kosova që përmes Big Brother promovoi dhunë psikologjike ndaj një viktime të dhunës, lejoi gjuhë denigruese dhe lejoi përdorim të fjalorit vulgar pankodim për t’i mbrojtur fëmijët. ????????

Ky është një vendim historik i KPM-së, bazuar në tetë ankesa, që tregon se në Kosovë nuk kalon promovimi i dhunës ndaj grave, denigrimi i komuniteteve dhe dëmtimi i fëmijëve përmes përmbajtjes televizive. ????✅

Big Brother tani ka marrë epitetin e emisionit që promovon dhunën ndaj grave. A do të ndryshoj qasjen Klan Kosova apo do të vazhdoj avazin e njëjtë? ????????♀

Bravo KPM! Ky është një hap i madh për shoqërinë tonë! ????

Modeli i Shqipërisë për rritje të shikueshmërisë përmes dhunës nuk kalon në Kosovë. Pikë. ✋????

Vendimi do të publikohet në të ardhmen dhe nëse kam kohë e analizoj detajisht.

Ju falenderoj për vëmendje. ????

P.S për të interesuarit rreth bazës ligjore, KPM ka përdorë pikërisht nenin 3.1 të Kodit të Etikës në të cilën e kam bazu ankesën dhe poashtu edhe nenin 4 dhe 5 të Kodit