Ganiu i përgjigjet Arsovskës: Nuk arratisem në Kosovë, përplot paragjykime ndaj shqiptarëve

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, e cila disa ditë më parë e ironizoi duke thënë se Ganiu duhet The post Ganiu i përgjigjet Arsovskës: Nuk arratisem në Kosovë, përplot paragjykime ndaj shqiptarëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 3, 2025 - 14:30
 0  5
Ganiu i përgjigjet Arsovskës: Nuk arratisem në Kosovë, përplot paragjykime ndaj shqiptarëve

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, e cila disa ditë më parë e ironizoi duke thënë se Ganiu duhet të arratiset në Kosovë për t’i shpëtuar ndjekjes për keqpërdorime në komunën që udhëheq, shkruan Flaka Media

Në një intervistë për emisionin “Dialog te Lajmi”, Ganiu tha se nuk ka asnjë arsye të arratiset, ndërsa kritikoi deklaratat e Arsovskës si përplot paragjykime ndaj shqiptarëve.

“Vetë paraqitja e saj tregon për nivelin dhe brendinë që ajo ka ndaj neve si shqiptarë. Sepse për të, Kosova përfaqëson diçka të keqe. Unë nuk arratisem në Kosovë, unë shkoj sepse kam familjen atje. Nëna ime e ndjerë ka qenë nga Ferizaji, qyteti që më së shumti e frekuentoj. Ndonjëherë mund ta ftoj zonjën Arsovska për kafe në Ferizaj, ta shohë se si zhvillohen qytetet dhe si menaxhojnë kryetarët e suksesshëm”, u shpreh Ganiu.

Ai shtoi se Ferizaji sot është në garë të denjë edhe me Prishtinën për nga zhvillimi urban, ndërsa Shkupi, sipas tij, është në pikën më të ulët për shkak të keqmenaxhimit nga kryetarja aktuale.

“Sot, Ferizaji është konkurrent me Prishtinën si kryeqytet. Të mos flasim për kryeqendrat e tjera si Tirana, që ecin përpara. Ndërsa Shkupi, për fat të keq, ka ngecur – të gjithë e dimë pse, e dinë edhe qytetarët. Sepse ka një kryetare që nuk ka lëvizur asnjë centimetër përpara në zhvillimin e qytetit”, përfundoi Ganiu. Flaka Media

The post Ganiu i përgjigjet Arsovskës: Nuk arratisem në Kosovë, përplot paragjykime ndaj shqiptarëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .