Ganiu priti sot Lavdrim Rexhepin kick-boksierin me famë ndërkombëtare

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka pritur sot Lavdrim Rexhepin, kick-boksierin me famë ndërkombëtare dhe kampion botëror në “Junior World Champion Iska”, me menaxherin e të cilit ka biseduar për mundësinë e organizimit të një ndeshje ndërkombëtare boksi në Çair për festat e Nëntorit. “Sot mirëprita Lavdrim Rexhepin Kick-boksierin me famë ndërkombëtare dhe […]

gusht 8, 2024 - 17:00
 0  5
Ganiu priti sot Lavdrim Rexhepin kick-boksierin me famë ndërkombëtare

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka pritur sot Lavdrim Rexhepin, kick-boksierin me famë ndërkombëtare dhe kampion botëror në “Junior World Champion Iska”, me menaxherin e të cilit ka biseduar për mundësinë e organizimit të një ndeshje ndërkombëtare boksi në Çair për festat e Nëntorit.

“Sot mirëprita Lavdrim Rexhepin Kick-boksierin me famë ndërkombëtare dhe kampion botëror në “Junior World Champion Iska”, në kategorinë 72 kilogram, profesional. Rexhepi është i lindur në Wels të Austrisë por me origjinë është nga Kumanova.
Ai është shpallur edhe kampion në Kampionatin Zviceran, Kampionatin “Vendetta”, Kampionatin e Austrisë.
Lavdrimit i dëshiroj shumë suksese dhe uroj që të arrijë majat e suksesit e të mbetet shembull i shkëlqyeshëm për gjenerata të tëra të sportistëve”, ka shkruar Visar Ganiu.