Garip Kaba jep dorëheqje nga posti i Zëvendësdrejtorit të Doganave: “Kthesë për sfida të reja”

Zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Garip Kaba, ka bërë të ditur sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook se ka dhënë dorëheqje nga funksioni që mbante deri The post Garip Kaba jep dorëheqje nga posti i Zëvendësdrejtorit të Doganave: “Kthesë për sfida të reja” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 22, 2025 - 02:06
 0  16
Garip Kaba jep dorëheqje nga posti i Zëvendësdrejtorit të Doganave: “Kthesë për sfida të reja”

Zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Garip Kaba, ka bërë të ditur sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook se ka dhënë dorëheqje nga funksioni që mbante deri më tani, transmeton Flaka

“Sot nënshkrova dorëheqjen time nga pozita e Zëvendësdrejtorit të Doganave,” – shkruan Kaba, duke shtuar se vendimi është marrë pas një periudhe të ngarkuar me përgjegjësi dhe se është rezultat i një reflektimi të thellë personal dhe profesional.

Në deklaratën e tij, Kaba thekson se është krenar për kontributin në drejtim të një administrate më transparente dhe efikase. Ai falënderon Aleancën për Shqiptarët dhe kryetarin e saj, Arben Taravari, për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe gjithë bashkëpunëtorët, qytetarët dhe familjen për përkrahjen gjatë kësaj periudhe.

“Ky largim nuk është fundi i rrugës sime në shërbim të shoqërisë, por një moment për të kthyer vëmendjen nga vetja dhe për të parë përpara,” – përfundon postimin e tij Kaba, duke lënë të hapur mundësinë për angazhime të reja në të ardhmen. Flaka

The post Garip Kaba jep dorëheqje nga posti i Zëvendësdrejtorit të Doganave: “Kthesë për sfida të reja” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .