Gashi në takim me ambasadoren suedeze: Do të ketë grup parlamentar për bashkëpunim me Suedinë
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot e realizoi takimin e parë me Ami Llarson Xhein, ambasadore e Mbretërisë së Suedisë. Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Gashi shprehu falënderim të madh për Suedinë për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit tonë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian. Ai tha se pret që kjo mbështetje të […]
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot e realizoi takimin e parë me Ami Llarson Xhein, ambasadore e Mbretërisë së Suedisë.
Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Gashi shprehu falënderim të madh për Suedinë për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit tonë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian. Ai tha se pret që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tutje.
“Në drejtim të bashkëpunimit të mirë është edhe ratifikimi i protokollit për anëtarësimin e Suedisë në NATO. Në pritje është edhe formimi i grupit parlamentar për bashkëpunimin e Kuvendit tonë me Parlamentin e Suedisë në përbërjen e re parlamentare”.
“Ambasadorja suedeze, nga ana e saj, u falënderua për mbështetjen për anëtarësimin në Aleancë dhe e konfirmoi angazhimin e mëtejshëm për forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella”.
“Të dyja palët ishin të vendosura se do të vazhdojnë marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe projektet e shumta zhvillimore”, theksohet në kumtesë.