Gashi: Nga 14 nëntori do të fillojë diskutimi për buxhetin 2025
Diskutimi në komision për Propozim-buxhetin për vitin 2025 në Kuvend do të fillojë më 14 nëntor, ndërsa seanca plenare për miratimin e tij pritet të caktohet në javën e dytë të dhjetorit, tha kryetari i Kuvendit Afrim Gashi për AIM. “Propozim-buxheti për vitin 2025 është miratuar më 5 nëntor. Ai do të qëndrojë për shqyrtim […]
Diskutimi në komision për Propozim-buxhetin për vitin 2025 në Kuvend do të fillojë më 14 nëntor, ndërsa seanca plenare për miratimin e tij pritet të caktohet në javën e dytë të dhjetorit, tha kryetari i Kuvendit Afrim Gashi për AIM.
“Propozim-buxheti për vitin 2025 është miratuar më 5 nëntor. Ai do të qëndrojë për shqyrtim në Kuvend për disa ditë. Seanca dëgjimore e komisionit do të nisë më 14 nëntor dhe do të zgjasë deri më 30 nëntor. Pra, sipas Rregullores së re, fundi i nëntorit, pra 30 nëntori, tashmë është përcaktuar si data e fundit kur duhet të përfundojë seanca dëgjimore komisionere.
Pastaj propozimi sillet në Qeveri, presim që Qeveria ta plotësojë propozimin dhe në javën e dytë të dhjetorit të mbahet seanca plenare, e cila do të zgjasë pesë ditë dhe shpresojmë që brenda këtyre katër deri në pesë ditë buxheti për vitin 2025 të adoptohet”, tha Gashi.