Gati 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling

Gjykata e Londrës i ka shqiptuar një dënim me burg një shqiptari i cili është shpallur fajtor për disa vjedhje milionëshe të kryer në shtëpitë e disa futbollistëve të njohur si: Raheem Sterling, Marc Cucurlla dhe Scott Dann. 24 vjeçari Emiliano Krosi, është dënuar me 12 vjet e 10 muaj burgim, raportojnë mediat në Britani

Nëntor 14, 2024 - 11:00
 0  4
Gati 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling
gati-13-vjet-burgim-per-shqiptarin-qe-vodhi-shtepine-e-raheem-sterling

gati-13-vjet-burgim-per-shqiptarin-qe-vodhi-shtepine-e-raheem-sterling

Gjykata e Londrës i ka shqiptuar një dënim me burg një shqiptari i cili është shpallur fajtor për disa vjedhje milionëshe të kryer në shtëpitë e disa futbollistëve të njohur si: Raheem Sterling, Marc Cucurlla dhe Scott Dann.

24 vjeçari Emiliano Krosi, është dënuar me 12 vjet e 10 muaj burgim, raportojnë mediat në Britani

Raportohet se Krosi, kishte marrë pjesë në 33 vjedhje, në periudhën prej katër muajsh nga nëntori e deri në mars të vitit 2023.

Sipas gjykatës vlera e vjedhjeve që dyshohet se ka bërë 24 vjeçari shqiptar bashkë edhe me grupin e tij, është 1.139 milion funte transmeton Klankosova.tv

Ai po ashtu akuzohet edhe për vepra të tjera si: posedim me qëllim të furnizimit të kokainës dhe posedim të kanabisit.

Si shkak i vjedhjes në shtëpinë e tij, Sterlingut iu deshtë ta humbas Kampionatin Botëror në Katar, pasi me të kuptuar rastin ai u nis menjëherë për në Angli.

Thuhet se atij iu vodhën 10 orë luksoze të markës ‘Rolex”, që kapin vlerën e 300.000 funteve

Emiliano Krosi dënohet me 13 vjet burgim për vjedhjen e shtëpive të disa futbollistëve në Londër