Tre tërmete janë ndjerë në Maqedoninë e Veriut, më i forti me magnitudë 3.2 ballë
Tre tërmete janë ndjerë në vend pas mesnate, më i forti prej të cilëve me magnitudë 3.2 ballë ka goditur zonën rreth Gjevgjelisë, njoftoi Instituti Evropian Sizmologjik Mesdhetar (EMSC), transmeton Portalb.mk. Tërmeti i parë është ndjerë me magnitudë 3.2 ballë me epiqendër 16 kilometra nga Gjevgjelia dhe është ndjerë edhe nga banorët e Dojranit. Pak […]
Tre tërmete janë ndjerë në vend pas mesnate, më i forti prej të cilëve me magnitudë 3.2 ballë ka goditur zonën rreth Gjevgjelisë, njoftoi Instituti Evropian Sizmologjik Mesdhetar (EMSC), transmeton Portalb.mk.
Tërmeti i parë është ndjerë me magnitudë 3.2 ballë me epiqendër 16 kilometra nga Gjevgjelia dhe është ndjerë edhe nga banorët e Dojranit. Pak minuta më vonë, në të njëjtin rajon është ndjerë një tjetër tërmet me magnitudë 2.2 ballë të shkallës Rihter.
Rreth dhjetë minuta më vonë është ndjerë një tërmet në pjesën veriore të vendit, me magnitudë 2.5 ballë dhe me epiqendër në pikën kufitare “Bllacë” në kufirin Maqedoni-Kosovë.
I njëjti është ndjerë nga banorët e Shkupit dhe rrethinës.
Sipas shkrimeve të qytetarëve në faqen e EMSC, tërmeti në Shkup ka zgjatur pak, i shoqëruar me zë.