Gazetarët u ankuan për mospërgjigje në pyetjet gazetareske nga Komuna e Tetovës, Kasami: Ndoshta është pamundësi momentale (Video)

Gazetarët e rajonit të Tetovës përmes Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut (SHGM) janë ankuar se periudhën e fundit Komuna e Tetovës nuk përgjigjet në pyetjet gazetareske përmes kanaleve të komunikimit. I pyetur nëse ka pranuar kërkesën, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami pohoi dhe tha se ndoshta është ndonjë pamundësi momentale, shkruan […]

tetor 7, 2024 - 16:00
 0  6
Gazetarët u ankuan për mospërgjigje në pyetjet gazetareske nga Komuna e Tetovës, Kasami: Ndoshta është pamundësi momentale (Video)
Zyra për komunikim dhe marrëdhënie me publikun në Komunën e Tetovës Komuna e Tetovës. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Gazetarët e rajonit të Tetovës përmes Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut (SHGM) janë ankuar se periudhën e fundit Komuna e Tetovës nuk përgjigjet në pyetjet gazetareske përmes kanaleve të komunikimit. I pyetur nëse ka pranuar kërkesën, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami pohoi dhe tha se ndoshta është ndonjë pamundësi momentale, shkruan Portalb.mk.

Në letrën e dërguar në Komunë SHGM-ja mes tjerash thekson mungesën e konferencave të rregullta për media si dhe mospërgjigjen e pyetjeve të parashtruara në mënyrë elektronike nga gazetarët.

“Në interes të tejkalimit të këtyre vërejtjeve, ju lusim që të caktoni brifing të përbashkët me mediat nga Tetova në të cilin do të diskutohen së bashku këto pyetje të hapura”, thuhet në letrën e SHGM-së.

Letra e SHGM-së drejtuar Komunës së Tetovës për ankesat e gazetarëve për mospërgjigje në pyetjet gazetareske
Letra e SHGM-së drejtuar Komunës së Tetovës për ankesat e gazetarëve për mospërgjigje në pyetjet gazetareske

Portalb.mk sot e pyeti Kasamin për këtë, ai tha se e ka pranuar letrën.

“Sigurisht që e kemi pranuar. Ju e dini shumë mirë që ne si komunë mund të krenohemi se jemi të hapur jo vetëm ndaj mediave por edhe opinionit. Ndoshta është pamundësi momentale e qendrës për komunikim me mediat për tu përgjigjur. Jo vetëm qendra për komunikim me mediat por edhe unë si kryetar kam qenë i hapur të jem para juve dhe të jap përgjigje”, tha Kasami.

Ai tha se do të ketë takim me gazetarët.

Ndryshe, Portalb.mk periudhën e fundit nuk ka marrë përgjigje për disa pyetje të dërguara në formë elektronike në Komunën e Tetovës dhe sektori për marrëdhënie me publikun, siç janë pyetjet për stadiumin e qytetit, rrugën Boris Kidriç, lumin Shkumbin.