Gazetaria për gjeneratën e re: Të rinjtë mësuan se si të punojnë me të dhëna dhe të krijojnë vizualizime

Sot, më shumë se kurdoqoftë më parë, nevojitet që gazetarët profesional me eksperiencë ta shpërndajnë diturinë e tyre me kolegët më të rinj dhe të sigurohen se përpjekjet për ruajtjen e të vërtetës do të zbatohen edhe më tej. Ky ishte mesazhi kryesor nga gazetari i Njujork tajms, Robert Gebelof, në hapjen e trajnimit treditor […]

Nëntor 16, 2024 - 12:00
 0  3
Gazetaria për gjeneratën e re: Të rinjtë mësuan se si të punojnë me të dhëna dhe të krijojnë vizualizime
Trajnim për gazetarë të rinj për vizualizim të të dhënave, Foto: Meta.mk

Sot, më shumë se kurdoqoftë më parë, nevojitet që gazetarët profesional me eksperiencë ta shpërndajnë diturinë e tyre me kolegët më të rinj dhe të sigurohen se përpjekjet për ruajtjen e të vërtetës do të zbatohen edhe më tej. Ky ishte mesazhi kryesor nga gazetari i Njujork tajms, Robert Gebelof, në hapjen e trajnimit treditor për punë me të dhëna dhe vizualizime të të dhënave i cili gjatë tre ditëve të kaluara u mbajt në Shkup, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.mk.

Krahas Gebelofit, i cili njëherit ligjëron data gazetari në Fakultetin e gazetarisë pranë Universitetit Kolumbia, trajnues ishin edhe kryeredaktori i Agjencisë së lajmeve Meta, Goran Rizaov, si dhe Despina Kovaçevska, e cila punon në media monitoring në Fondacionin Metamorfozis.

Robert Gebelof nga Njujork tajms në trajnimin për gazetarë të rinj për vizualizim të të dhënave, Foto: Meta.mk
Robert Gebelof nga Njujork tajms në trajnimin për gazetarë të rinj për vizualizim të të dhënave, Foto: Meta.mk

Në hapjen solemne mori pjesë edhe ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut Anxhela Ageler e cila theksoi se puna e gazetarëve sot është më e rëndësishme se kurdoherë më parë.

“Roli juaj është më i komplikuar se një informim i thjeshtë që në fakt ndodh”, tha Ageler duke shtuar se gazetarët duhet të informojnë, edukojnë, qartësojnë, korrigjojnë, madje edhe ta formësojnë cunamin e të dhënave dhe përshtypjet që qarkullojnë në hapësirën publike.

“Integriteti në raportimin tuaj mund të ndikojë në perceptimin e opinionit dhe t’i sgfaq problemet në mënyrë që qytetarët dhe liderët të mund ta zgjedhin rrugën më të mirë përpara për çështjet më të rëndësishme për një vend dhe për gjeneratën e re të shikuesve, lexuesve dhe votuesve. SHBA-ja dhe Ambasada do të jenë pikërisht atje me ju, duke gjetur mënyra të reja për të kundërshtuar kaosin dhe paraqitjen e informatave të vërteta në opinion, që të mund t’i sjellin vendimet më të rëndësishme”, tha Ageler.

Ambasadorja e SHBA-së Anxhela Ageler në trajnimin për gazetarë të rinj për vizualizim të të dhënave, Foto: Meta.mk
Ambasadorja e SHBA-së Anxhela Ageler në trajnimin për gazetarë të rinj për vizualizim të të dhënave, Foto: Meta.mk

Siç shtoi ajo, Ambasada e SHBA-së disa vite punon me Qendrën Ndërkombëtare për Gazetarë (ICFJ) dhe me Fondacionin Metamorfozis që ngjall bindje se trajnimi do të jetë produktiv.

Në Trajnimin treditor i cili u mbajt nga 13 deri më 15 nëntor kishte rreth 15 pjesëmarrës të rinj nga pjesë të ndryshme të vendit. Ata kishin mundësi të mësojnë se çfarë janë të dhënat, çfarë lloje të dhënash ekzistojnë, si dhe ku kërkohen të dhënat, mënyra për pastrim të seteve të të dhënave, analizimin dhe vizualizimin e tyre. Sivjet, për herë të parë para gazetarëve të rinj nga Maqedonia u prezantu edhe softueri për përpunim dhe analizë të të dhënave – R.

Ky është trajnimi i parë nga seriali i tre trajnimeve të këtilla, të cilat Fondacioni Metamorfozis do t’i realizojë sivjet në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare për Gazetarë (International Center for Journalists – ICFJ) nga SHBA-ja. Ky është viti i tretë me radhë që implementohet ky program dhe deri tani në trajnimet e Metamorfozisit dhe ICFJ-së kanë marrë pjesë pothuajse njëqind të rinj.

Në të gjithë trajnimet në kuadër të programit, pa dallim se nëse janë në temën e vizualizimit të të dhënave, verifikimi i fakteve ose pribankingu, trajnuesit janë gazetarë eminent nga SHBA-ja, së bashku me gazetarë nga mediat e Fondacionit Metamorfozis.

Gjashtë pjesëmarrësit më të mirë nga tre punëtoritë kanë mundësi për punë praktike njëmujore me pagesë në njërin nga tre mediat e Metamorfozisit – Portalb, Meta ose Vistinomer. Në mënyrë plotësuese, praktikantët më të mirë do të shkojnë në një vizitë studimore njëjavore në kryeqytetin e SHBA-së, Uashington.

Të rinjtë e interesuar nga 18 deri në 29 vjeç tashmë mund të aplikojnë për pjesëmarrje në dy punëtoritë e tjera të cilat do të mbahen gjatë vitit 2025, njëra në shkurt për verifikim të fakteve dhe e dyta në prill për pribanking.