Geer: Brukseli nuk ka oreks për rishqyrtimin e kornizës negociuese

Euroambasadori David Geer thotë se, marrëveshja e arritur për kornizën negociuese të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, është marrëveshja më e mire e mundshme. Duke komentuar qëndrimin e Qeverisë së re se, është e përkushtuar në eurointegrime, megjithatë kërkon që amendamentet kushtetuese të miratohen në fund në procesit negocies, ai në një intervistë […]

Korrik 28, 2024 - 21:30
 0  5
Geer: Brukseli nuk ka oreks për rishqyrtimin e kornizës negociuese
David Geer

Euroambasadori David Geer thotë se, marrëveshja e arritur për kornizën negociuese të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, është marrëveshja më e mire e mundshme. Duke komentuar qëndrimin e Qeverisë së re se, është e përkushtuar në eurointegrime, megjithatë kërkon që amendamentet kushtetuese të miratohen në fund në procesit negocies, ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se, tha një zgjidhje në tavolinë dhe do të ishte mirë tani të ketë përparim drejt asaj zgjidhje, transmeton Portalb.mk.

Ai poashtu theksoi se, nuk sheh oreks në Bruksel për shqyrtimin e sërishëm të kornizës negociuese e cila është baza e negociatave.

“Natyrisht, ne mirëpresim angazhimin e qeverisë për progres në rrugën drejt BE-së dhe tashmë kemi parë progres të mirë, jo vetëm në disa nga diskutimet që kemi pasur për axhendën e reformës, e cila mendoj se ka ecur shumë pozitivisht, madje edhe për periudhën e shkurtët prej kur është qeveria. Tani përsa i përket ndryshimeve kushtetuese, tashmë e kemi në tavolinë një zgjidhje. Ju kujtohet që në korrik 2022 unë ndoqa me shumë vëmendje negociatat që u zhvilluan afërsisht midis vjeshtës së vitit 2020 dhe ajo marrëveshje që u arrit më 22 korrik nuk ishte një proces i lehtë, ose për secilën palë u bënë kompromise. Dhe si rezultat, mendoj se ishte ndoshta marrëveshja më e mirë që mund të ishte bërë në atë kohë? A mund të arrijë kjo qeveri një marrëveshje më të mirë? Unë personalisht dyshoj shumë. Sigurisht, kjo është një çështje mes dy qeverive, por dyshoj shumë se mund të arrihet”, tha Geer.

Sa i përket synimit të Qeverisë për të shpërbërë Këshillin Gjyqësor dhe të Prokurorëve, Geer tha se, reforma në gjyqësor është absolutisht kyçe dhe pajtohen me Qeverinë se nevojiten reforma, por sipas tij, duhet të ndërlidhemi me atë që është arritur tashmë.

“Dhe për këtë ne kemi qenë të angazhuar për shumë vite në këtë fushë, për reformat në drejtësi, reformat në prokurori, dhe më gjerë tani, siç ndoshta e mbani mend mirë, vetëm verën e kaluar pati shqetësime serioze për Këshillin Gjyqësor. Dhe në përgjigje të këtyre shqetësimeve, ne dërguam një ekip ekspertësh, gjyqtarë të tjerë nga vendet anëtare të BE-së, për të ardhur këtu dhe për të bërë revizion në Këshillin Gjyqësor, dhe ata bënë shumë rekomandime, jo më pak se 40 rekomandime, se si ta përmirësojmë atë pavarësinë, profesionalizmin dhe integritetin e Këshillit Gjyqësor. Këto rekomandime vijnë nga reformat legjislative, veprimet që duhen ndërmarrë nga autoritetet, qeveria dhe veprimet që duhen ndërmarrë nga vetë Këshilli Gjyqësor. Pra, sipas mendimit tonë, ajo që duhet të ndodhë është, po, ka nevojë për një aksion radikal”, tha euroambasadori.

VMRO-DPMNE-ja dhe kryeministri Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar shpërbërjen e përbërjes aktuale të Këshillit Gjyqësor dhe reformim në pjesën e zgjedhjes së ardhshme të anëtarëve të tij.

Duke qenë se shumë ekspertë dhe ambasadorë janë kundër kësaj ideje, ai thotë se është i gatshëm të diskutojë dhe pranojë idetë e tyre vetëm për të përmirësuar gjendjen në gjyqësor.