Janevska paralajmëroi kontroll të rregullt të konvikteve studentore nga ana e Inspektoratit të Arsimit
Ministria e Arsimit dhe Shkencës paralajmëron kontroll për mënyrën se si kanë punuar konviktet e studentëve deri më tani. Kontrolli do të bëhet në bazë të ankesave që kanë pranuar dhe më pas ato do të jenë në bazë të rregullt. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në intervistë për Meta.mk, tha se ankesat […]
Ministria e Arsimit dhe Shkencës paralajmëron kontroll për mënyrën se si kanë punuar konviktet e studentëve deri më tani. Kontrolli do të bëhet në bazë të ankesave që kanë pranuar dhe më pas ato do të jenë në bazë të rregullt. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në intervistë për Meta.mk, tha se ankesat e deritanishme për punën e konvikteve srudentore ia kanë përcjellë Inspektoratit Shtetëror të Arsimit (ISHA), transmeton Portalb.mk.
“ISHa ka shumë punë për të bërë, por kërkoj nga inspektorët të bëjnë përpjekje maksimale, që të përpimirësojmë shtetin. Kjo është e domosdoshme sepse duhet t’u mundësojmë të rinjve të funksionojnë normalisht që të ndërtojnë një sistem vlerash, të ndërtojnë norma morale, që ta duan atdheun e tyre dhe të duan të kontribuojnë në të”, tha Janevska.
Ajo tha se, ISHA do të hyjë në mënyrë intensive në konviktet studentore, fillimisht aty ku ka pasur ankesa dhe më pas kur të përfundojë çështja urgjente, Janevska thotë se Inspektorati i Arsimit do të bëjë rregullisht kontrolle dhe analiza të punës së tyre.
Ministrja thotë se, është për keqardhje që një pjesë e konvikteve studentore kanë qenë skajshmërisht të neglizhuara dhe ofronon kushte substandarde të jetesës.
“Aty mësojnë të rinjtë që nesër duhet të ndërtojnë dhe udhëheqin vendin”, shtoi ajo.
Ajo po ashtu tha se, do të vazhdojë rikonstruimi i konviktit studentor “Kuzman Josifovski – Pitu”, ndërsa së shpejti do të fillojnë edhe aktivitetet e rikonstruimit në “Stiv Naumov” në Shkup, por edhe se do të punojë në përmirësimin e kushteve në gjithë shtetin.