Gërvalla flet me homologun grek për proceset integruese euroatlantike të Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj grek, Giorgos Gerapetritis, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që po mbahet në New York të ShBA-së. Në njoftimin e MPJ-së thuhet se Gërvalla e Gerapetritis folën rreth forcimit të partneritetit mes dy vendeve por edhe për situatën e përgjithshme […]
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj grek, Giorgos Gerapetritis, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që po mbahet në New York të ShBA-së.
Në njoftimin e MPJ-së thuhet se Gërvalla e Gerapetritis folën rreth forcimit të partneritetit mes dy vendeve por edhe për situatën e përgjithshme në Evropë dhe Ballkan.
“Në këtë takim Ministrja Gërvalla nënvizoi përkushtimin e Kosovës për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi ekonomik me Greqinë, duke e vlerësuar lart mbajtjen e forumit të përbashkët ekonomik si një platformë për nxitjen e investimeve të ndërsjella dhe krijimin e mundësive të reja për rritjen ekonomike të të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.
Më tej, bëhet e ditur se dy ministrat folën edhe për bashkëpunimin rajonal në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan, por edhe për proceset integruese euroatlantike të Kosovës.