ShSKUK: Reshjet e dendura e përfshinë edhe QKUK-në, nuk ka konstatim për dëme deri tani

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës bën të ditur se reshjet e dendura të shiut që kanë rënë ditën e sotme kanë përfshirë edhe QKUK-në. Në njoftimin e lëshuar thuhet se si pasojë e intensitetit të lartë të tyre, rrjeti i përpunimit të kanalizimit nuk ka arritur të përballojë sasinë e ujit. “Ekipet teknike të […]

qershor 23, 2024 - 22:00
 0  6
ShSKUK: Reshjet e dendura e përfshinë edhe QKUK-në, nuk ka konstatim për dëme deri tani
shskuk:-reshjet-e-dendura-e-perfshine-edhe-qkuk-ne,-nuk-ka-konstatim-per-deme-deri-tani

shskuk:-reshjet-e-dendura-e-perfshine-edhe-qkuk-ne,-nuk-ka-konstatim-per-deme-deri-tani

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës bën të ditur se reshjet e dendura të shiut që kanë rënë ditën e sotme kanë përfshirë edhe QKUK-në.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se si pasojë e intensitetit të lartë të tyre, rrjeti i përpunimit të kanalizimit nuk ka arritur të përballojë sasinë e ujit.

“Ekipet teknike të QKUK-së, janë në gjendje gatishmërie, deri më tani uji ka depërtuar në bodrumin e Klinikë së Pulmologjisë, ku fatmirësisht nuk ka pasur aparatura mjekësore”.

“Ekipet e QKUK-së, bashkë me ato të klinikave tjera janë në vendngjarje dhe deri më tani nuk është konstatuar nëse ka pasur dëme”.

“QKUK, ditëve në vijim do të ju mbajë të informuar saktësisht, lidhur me pasojat e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut”, thuhet në njoftim./Front Online/