Gërvalla: I këshilloj të qetësohen zhurmaxhinjtë që po i pengon votimi i mërgatës në ambasada

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se e drejta e mërgatës për të votuar, si e drejtë themelore demokratike, buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ndërsa mënyra e votimit rregullohet me Ligjin e ri Zgjedhor, të miratuar gjatë këtij mandati qeverisës nga Kuvendi i Kosovës. Në një postim në […]

gusht 28, 2024 - 20:00
 0  5
Gërvalla: I këshilloj të qetësohen zhurmaxhinjtë që po i pengon votimi i mërgatës në ambasada
gervalla:-i-keshilloj-te-qetesohen-zhurmaxhinjte-qe-po-i-pengon-votimi-i-mergates-ne-ambasada

gervalla:-i-keshilloj-te-qetesohen-zhurmaxhinjte-qe-po-i-pengon-votimi-i-mergates-ne-ambasada

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se e drejta e mërgatës për të votuar, si e drejtë themelore demokratike, buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ndërsa mënyra e votimit rregullohet me Ligjin e ri Zgjedhor, të miratuar gjatë këtij mandati qeverisës nga Kuvendi i Kosovës.

Në një postim në Facebook, ajo ka theksuar se e drejta e votës për mërgatën nuk guxon të mbetet vetëm në letër. Ajo duhet të mundësohet kudo dhe për të gjithë.

“Zhurmaxhinjtë, të cilët kaq herët paska filluar t’i pengojë mundësimi i votimit të mërgatës në ambasada dhe misione anekënd botës, i këshilloj të qetësohen dhe të studiojnë ligjin. Ka kaluar njëherë e përgjithmonë koha kur për motive të ulëta politike, vota e mërgatës pamundësohej dhe gjymtohej deri në ekstrem”.

“Mërgata është pjesë e pazëvendësueshme e Kosovës. Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ajo do të mund të votojë pa barriera burokratike dhe administrative dhe për herë të parë edhe në ambasada dhe konsullata, por edhe përmes postës, pra ashtu siç e përcaktojnë Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Gërvalla. /Klankosova.tv