Gërvalla: Kosova, dëshmi e kritikëve që thonë se nuk mund të implementosh standardet evropiane në Ballkan

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se Kosova ka bërë përpjekje serioze, dhe ka arritur rezultate sa i përket sundimit të ligjit në vend. Kështu u shpreh ministrja në një intervistë për Radiotelevizionin Publik Slloven, përcjell Klankosova.tv. “Sundimi i ligjit në Kosovë gjatë tre vjetëve të fundit nuk ka qenë […]

tetor 5, 2024 - 21:00
 0  6
Gërvalla: Kosova, dëshmi e kritikëve që thonë se nuk mund të implementosh standardet evropiane në Ballkan
gervalla:-kosova,-deshmi-e-kritikeve-qe-thone-se-nuk-mund-te-implementosh-standardet-evropiane-ne-ballkan

gervalla:-kosova,-deshmi-e-kritikeve-qe-thone-se-nuk-mund-te-implementosh-standardet-evropiane-ne-ballkan

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se Kosova ka bërë përpjekje serioze, dhe ka arritur rezultate sa i përket sundimit të ligjit në vend.

Kështu u shpreh ministrja në një intervistë për Radiotelevizionin Publik Slloven, përcjell Klankosova.tv.

“Sundimi i ligjit në Kosovë gjatë tre vjetëve të fundit nuk ka qenë thjesht fjalë boshe. Përkundrazi ka pasur përpjekje serioze dhe rezultatet të cilat janë konfirmuar nga të gjitha organizatat ndërkombëtare, që vlerësojnë luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, standardet demokratike, lirinë e mendimit, të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave, të gjitha dëshmojnë se Kosova ka bërë një punë të shkëlqyer”, tha Gërvalla.

Tutje, ajo shprehet se zhvillimin që ka bërë Kosova, është dëshmia kundrejt kritikëve të Ballkanit, që thonë se nuk mund të implementosh standardet evropiane në Ballkan.

“Vetëm në Transparency International kemi përparuar më shumë se 20 vende brenda tri viteve. Kjo do të thotë se ka një zhvillim që është i pazakontë për të gjithë ata kritikë të Ballkanit, të cilët për një kohë të gjatë kanë thënë se nuk mund të implementosh standardet evropiane në Ballkan”, deklaroi Gërvalla.

“Ne jemi pikërisht dëshmia që kjo nuk është e vërtetë”.