Gërvalla: Opozita do të pësojë humbje fatale në zgjedhje

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se sivjet nuk ka zgjedhje parlamentare në Kosovë. Gërvalla ka theksuar se opozita është e vetëdijshme që humbja e zgjedhjeve të ardhshme do të jetë më fatale se ato të kaluarat. “Prandaj nuk ka zgjedhje as në shtator dhe ato do të mbahen në […]

Korrik 18, 2024 - 12:30
 0  8
Gërvalla: Opozita do të pësojë humbje fatale në zgjedhje
gervalla:-opozita-do-te-pesoje-humbje-fatale-ne-zgjedhje

gervalla:-opozita-do-te-pesoje-humbje-fatale-ne-zgjedhje

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se sivjet nuk ka zgjedhje parlamentare në Kosovë.

Gërvalla ka theksuar se opozita është e vetëdijshme që humbja e zgjedhjeve të ardhshme do të jetë më fatale se ato të kaluarat.

“Prandaj nuk ka zgjedhje as në shtator dhe ato do të mbahen në afatin e rregullt, pra në shkurt të vitit të ardhshëm. Vjeshta do të jetë pak më e nxehtë politikisht seç ka qenë vera, sepse do të tregojmë edhe ne pak më tepër seç kemi bërë deri më tash, e para arritjet tona, e dyta vizionin tonë dhe e treta që duhet të përgatitemi për zgjedhje”, ka thënë Gërvalla në ATV.