Gërvalla takon homologun e saj nga Malta: E ardhmja jonë është në BE
Donika Gërvalla, ministre e Jashtme, ka takuar zëvendëskryeministrin njëherësh ministër për Punë të Jashtme dhe Turizëm të Maltës Ian Borg. Gërvalla ka shkruar se në takim kanë diskutuar për ekonominë dhe bashkëpunimin dypalësh. Postimi i plotë: Kosova dhe Malta, dy partnerë të përkushtuar ndaj vlerave evropiane! Me Ian Borg, Zëvendëskryeministër dhe Ministër për Punë të


Donika Gërvalla, ministre e Jashtme, ka takuar zëvendëskryeministrin njëherësh ministër për Punë të Jashtme dhe Turizëm të Maltës Ian Borg.
Gërvalla ka shkruar se në takim kanë diskutuar për ekonominë dhe bashkëpunimin dypalësh.
Postimi i plotë:
Kosova dhe Malta, dy partnerë të përkushtuar ndaj vlerave evropiane!
Me Ian Borg, Zëvendëskryeministër dhe Ministër për Punë të Jashtme dhe Turizëm të Maltës, diskutuam për transformimin ekonomik të Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh mes vendeve tona.
Kosova po ecën me ritme të shpejta, ekonomi në rritje, institucione solide demokratike, transparencë dhe standarde evropiane. E ardhmja jonë është në BE!