KQZ: Deri tani u numëruan 46.19% e vendvotimeve për kandidatët për deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri të shtunën në ora 16:00 janë numëruar 46.19% e vendvotimeve apo 1,170 nga 2,533. Në një njoftim KQZ shton se këto të dhëna i kanë pranuar nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri të shtunën në ora 16:00 janë numëruar 46.19% e vendvotimeve apo 1,170 nga 2,533.
Në një njoftim KQZ shton se këto të dhëna i kanë pranuar nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.
“Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 9 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut”.
“Më 15 shkurt, në orë 16:00, ka filluar procesi i numërimit edhe në QKN-në e komunës së Mamushës” , thuhet në njoftim
KQZ shton se në përgithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit.