Gërvalla thirrje SHBA-së për mbështetje kundër propagandës serbe e ruse

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington D.C mbajti një ligjëratë në Institutin Amerikan “New Lines Institute for Strategy and Policy”, ku u adresuan çështjet fundamentale të sigurisë globale dhe sfidat e sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore. Sipas komunikatës së MPJD-së, gjatë diskutimit, […]

maj 25, 2024 - 22:01
 0  6
Gërvalla thirrje SHBA-së për mbështetje kundër propagandës serbe e ruse
gervalla-thirrje-shba-se-per-mbeshtetje-kunder-propagandes-serbe-e-ruse

gervalla-thirrje-shba-se-per-mbeshtetje-kunder-propagandes-serbe-e-ruse

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington D.C mbajti një ligjëratë në Institutin Amerikan “New Lines Institute for Strategy and Policy”, ku u adresuan çështjet fundamentale të sigurisë globale dhe sfidat e sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore.

Sipas komunikatës së MPJD-së, gjatë diskutimit, ministrja Gërvalla theksoi shqetësimet e Kosovës lidhur me influencën e Rusisë dhe Kinës në rajon, si dhe rrezikun e një konflikti potencial në Evropën Juglindore.

“Ajo gjithashtu bëri një thirrje për mbështetje të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në luftën kundër propagandës, dezinformimit dhe veprimeve destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë, që kërcënojnë jo vetëm Ballkanin Perëndimor por gjithë Evropën. Ministrja Gërvalla shprehu përkushtimin e Kosovës për të përforcuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe nevojën për mbështetje të vazhdueshme në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, thuhet tutje në komunikatë.

Diskutimi në Institutin “The New Lines” u përshëndet nga diplomatë, studiues dhe gazetarë të pranishëm duke theksuar rëndësinë e dialogut të hapur dhe bashkëpunimit në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë globale.