Gërxhaliu: Po bie eksporti drejt SHBA-së, por rritet importi nga Kina, kjo është keq
Safet Gërxhaliu, ish- kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), thotë se ku dominon agjenda politike ka pak hapësirë për zhvillim ekonomik. “Viti 2023 është një vit ku kemi shënuar një rritje të importeve mbi 8 miliardë euro, por kemi ulje të eksporteve, por ajo që është indikativë është fakti që kemi ulje të eksportit […]
Safet Gërxhaliu, ish- kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), thotë se ku dominon agjenda politike ka pak hapësirë për zhvillim ekonomik. “Viti 2023 është një vit ku kemi shënuar një rritje të importeve mbi 8 miliardë euro, por kemi ulje të eksporteve, por ajo që është indikativë është fakti që kemi ulje të eksportit në SHBA, por rritje të importit nga Kina, Turqia dhe vendet tjera që është fenomen që kërkon analizë. Marrëdhëniet me SHBA duhet të shfrytëzohen. Raportet e ftohta me ta po ndikojnë edhe në ekonomi”, ka thënë Gërxhaliu për Front Online
Eksportet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës
2023 103 mil. €
2022 136.5 mil. €
2021 123.4 mil. €
2020 23.6 mil. €
2019 3.2 mil. €
2018 2.3 mil. €
2017 2.4 mil. €
2016 1.8 mil. €
2015 0.5 mil. €
2014 0.5 mil. €
2013 0.3 mil. €
Total: 397.5 milionë euro