Getinjo lajmërohet nga xhamia, ka diçka për të thënë

Rap-artisti i njohur nga Ferizaj, Getinjo, tashmë dihet se është një praktikues i madh i fesë islame. Ai e ka treguar vazhdimisht me postimet që ka shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale. Vëmendje ka marrë edhe me një të tillë që e ka publikuar së fundmi në InstaStory. Artisti shqiptar ditën e sotme (e martë) […]

Korrik 31, 2024 - 01:30
 0  5
Getinjo lajmërohet nga xhamia, ka diçka për të thënë

Rap-artisti i njohur nga Ferizaj, Getinjo, tashmë dihet se është një praktikues i madh i fesë islame.

Ai e ka treguar vazhdimisht me postimet që ka shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Vëmendje ka marrë edhe me një të tillë që e ka publikuar së fundmi në InstaStory.

Artisti shqiptar ditën e sotme (e martë) duket të jetë zgjuar në orën 5 të mëngjesit për ta falur namazin e sabahut.

 

 


Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova siç shihet namazin e ka falur në një xhami.

Për një kohë, Getinjo u largua edhe nga rrjetet sociale, ndonëse nuk mungon as me thënie për fenë.

Ai ka bërë edhe një distancim nga muzika dhe koncertet, meqë më parë ishte shumë aktiv.