Gjashtë persona të arrestuar për marijuhanës në Shkup

Gjashtë persona janë ndaluar në territorin e Shkupit gjatë 24 orëve të fundit për shkak posedimit të marijuhanës, transmeton Portalb.mk. Buletini policor përmban gjashtë raste në të cilat disa djemve u është hequr liria për shkak se u është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë. Një person është gjetur në zonën e Karposhit, një në zonën e […]

shtator 1, 2024 - 21:00
 0  6
Gjashtë persona të arrestuar për marijuhanës në Shkup
Marijuanë, marihuanë, drogë, foto nga RODNAE Productions/Pexels

Gjashtë persona janë ndaluar në territorin e Shkupit gjatë 24 orëve të fundit për shkak posedimit të marijuhanës, transmeton Portalb.mk.

Buletini policor përmban gjashtë raste në të cilat disa djemve u është hequr liria për shkak se u është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë.

Një person është gjetur në zonën e Karposhit, një në zonën e Qendrës dhe katër në Bit Pazar.

Sipas policisë personat që u ndaluan janë I.S.(32), D.S.(39), D.Gj. (23), M.L.O (18), F.I. (29) dhe Q.A. (19).