Gjeneral Dreshaj mori pjesë në Forumin e 10-të, të Forcave Tokësore të Ushtrive Evropiane
Komandanti i Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral brigade Hysen Dreshaj dhe Shefi i Shtabit të KFT-së, kolonel Valdet Berisha morën pjesë në Forumin e 10-të, të Forcave Tokësore të Ushtrive Evropiane që zhvilloi punimet në Dresden të Republikës Federale të Gjermani nga data 27 – 29.08.2024. Konferenca kishte për qëllim shkëmbimin […]
Komandanti i Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral brigade Hysen Dreshaj dhe Shefi i Shtabit të KFT-së, kolonel Valdet Berisha morën pjesë në Forumin e 10-të, të Forcave Tokësore të Ushtrive Evropiane që zhvilloi punimet në Dresden të Republikës Federale të Gjermani nga data 27 – 29.08.2024.
Konferenca kishte për qëllim shkëmbimin e eksperiencave mes ushtrive dhe diskutime lidhur me mbështetjen e Ukrainës, mësimet e identifikuara, e ardhmja e luftës së mekanizuar dhe kërkesat dhe nevojat e lidershipit.
Gjatë qëndrimit në Gjermani gjeneral Dreshaj ka zhvilluar takime dypalëshe me disa nga partneret pjesëmarrës në konference, dhe gjithashtu ka vizituar kadetët e FSK-së, që janë duke u shkolluar në Akademinë Ushtarake në Dresden të Gjermanisë.